Këngëtari i Black Eyed Peas, Will.i.am, beson se kolegia e tij e re në jurinë e “The Voice of UK”, do të bëdeklarata ai i bëri në një intervistë për “Daily Mail”.

“Ajo është në të njejtin nivel me njerëz si Pharrell Williams sa i përket produkteve. Në dhjetë vitët e ardhshme ku do të jetë? Unë e shoh atë si një Stella McCartney”, ka thënë Will.

Në këtë intervistë, Will kujtoi herën e parë kur e takoi Ritën.

“Nuk e besoja se ishte 18 vjeçare. Ose, më saktë, nuk doja të besoja se i kishte 18 vjet. Kur e sheh dikë që është me të vërtetë e nxehtë, nuk do që të jetë në atë moshë. Më kujtohet që i kam thënë – të lutem më thuaj që nuk je 18 vjeçe”, përfundoi Will.

Stella McCartney është dizajnere britanike e modës, një nga më të famshmet në botë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: