Princi William dhe Kate Middleton, Princesha e Uellsit, kanë publikuar një foto të re familjare për kartolinën e tyre vjetore të Krishtlindjes. Fotoja tregon çiftin dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, duke ecur së bashku dorë për dore.

Imazhi është bërë nga fotografi Matt Porteous në fillim të këtij viti në Norfolk.

“Princi dhe Princesha e Uellsit janë të lumtur të ndajnë një foto të re të familjes së tyre”, tha zëdhënësi i tyre.

Karta e parë e Krishtlindjeve e mbretit Charles si monark u publikua dje. Në foto Mbreti shfaqet mee gruan e tij në Mbledhjen Mbretërore të Malësisë Braemar.

Imazhi është marrë nga fotografi fitues i çmimeve Sam Hussein më 3 shtator, pesë ditë para vdekjes së Mbretëreshës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb