Winnie Harlow, modelja e famshme me shenja, është fotografuar e zhveshur për të promovuar linjën e saj kozmetike.

Ajo ka pozuar për kopertinën e ‘Womens’ Health Mag’ dhe ka ndarë disa foto dhe video nga projekti me miqtë e saj online.

Në postimin e saj në Instagram, Winnie Harlow duket se pozon e zhveshur në një sfond të bardhë, në rërë, ndërsa disa pjesë të trupit i ka mbuluar me një leckë.

Modelja ka publikuar edhe një video në të cilën i buzëqesh kamerës. Në mbishkrimin e postimit të saj ajo ka përmendur dashurinë që tani ka për veten, ndryshe nga dikur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Që në fëmijërinë time, nuk e kisha ëndërruar që jo vetëm të isha kaq e sigurt në atë që jam, por edhe t’i inkurajoja të tjerët të bëni të njëjtën gjë. Nëse nuk mund ta duash veten, si mund të presësh që dikush tjetër të të dojë?”, ka shkruar Winnie Harlow.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb