Në festën e ditëlindjes së Influencer Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou ishin Hailey Baldwin, Kylie Jenner, Kendall Jenner dhe disa personazhe të tjerë të famshëm. Pavarësisht të ftuarve Vip e gjithë vëmendja shkoi për Winnie Harlow.
Ka qenë një mbrëmje ekskluzive ajo e zhvilluar në Goya Studios të Los Angeles, për të festuar 24 vjetorin e mbretëreshës së famshme të rrjeteve sociale (10,5 milion ndjekës). Një event me dyer të mbyllura, nga të cilat janë shkëputur vetëm disa imazhe. Paparacëve u është dashur të presin jashtë dhe kanë arritur të fotografojnë Winnie e cila është shfaqur më mahnitëse se kurrë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbërritjen e saj në festë Winnie Harlow ka marrë të gjithë vëmendjen, duke u shfaqur me një veshje që i linte shumë pak vend imagjinatës. Fustani, pothuajse i hapur në të gjithë trupin ka bërë që modelja teksa parakalonte përpara fotografëve si për të ‘respektuar’ ata ka lëvizur me dorë fustanin duke treguar edhe më shumë. Winnie ishte një spektakël.

Top modele dhe aktiviste kanadeze, Winnie tashmë është bërë e famshme në botën e modës. Protagoniste e fushatave të firmave më të rëndësishme të modës, e kemi parë shpesh herë në pasarelë. Ajo gjithashtu është shumë aktive edhe në rrjetin social Instagram, ku pozon foto sensuale. Edhe në këtë event, ajo ka arritur të lejë në hije dhe ti vjedhë skenën Stassie.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: