TEL AVIV

Blogu zyrtar i “Eurosong 2019”, Wiwiblogs ka komentuar të gjitha këngët që marrin pjesë në festivalin e sivjetshëm europian që zhvillohet në Izrael.

Në blog shkruhet se 41 këngë do të përfaqësojnë 41 shtete europiane. Izraeli e organizon këtë festival për të tretën herë.

  • foto galeri

Ndërkaq, në pjesën për këngën e Shqipërisë thuhet se kënga e vendit tonë mban titullin “Ktheju tokës” dhe këndohet nga këngëtarja Jonida Maliqi.

Më tej, theksohet se kjo këngë është një dedikim për emigrimin dhe dhimbjen kur je larg atdheut.

“Pasi fitoi edicionin e 57-të të festivalit të këngës në Shqipëri, Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Tel Aviv. Ajo do të interpretojë këngën ‘Ktheju tokës’ në gjysmë-finalen e dytë. Kënga, që nga titulli që mban është një ‘rrëfim’ për emigracionin dhe dhimbjen e atyre që janë larg”, thuhet në përshkrimin për këngën e Shqipërisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb