Kompania e udhëtimeve ajrore Wizzair vijon të zhgënjejë qytetarët. Këtë herë denoncimi vjen nga aeroporti i Barit.
Një qytetar shkruan në “BalkanWeb” se presin prej dy ditësh në aeroportin e Barit me të moshuar dhe fëmijë dhe avioni i Wizzair nuk niset pasi ka defekt në avion. Ata deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
“As nuk na nisin një tjetër avion e as nuk po rregullohet ky që thonë se ka pësuar defekt. Duhet të ishim nisur dje në orën 18:20 dhe akoma nuk e dimë kur dhe nëse do të nisemi. Ndërkohë ka shumë njerëz që presin ndër të cilët të moshuar e fëmijë. Ju lutem bëjeni publik problemin tonë, pasi orët kalojnë dhe ende nuk ka një zgjidhje për ne”, shkruan një qytetar.
Ndërkohë një tjetër fluturim për në Romë me po këtë kompani, është shtyrë me 10 orë.