Një kitarë që i përkiste Jerry Garcia, liderit legjendar të grupit amerikan Grateful Dead, u shit gjatë një ankandi të mërkurën 3,2 millionë dollarë, shumë e cila do t’i shkojë një shoqate humanitare.

Kjo kitarë elektrike e bërë enkas për të, me ermin “Wolf”, e ka shoqëruar Garcian gjatë gjithë koncerteve deri në vdekjen e tij në 1995.

Gjatë një koncerti bamirësie në New York kitara “Wolf”u ble nga Brian Hallligan, president dhe themelues i marketingut në HybSpot, për 1,6 milionë dollarë plus kostot rreth 300.000 dollarë.

Brian Halligan që ishte një fans i Grateful Dead e nxori kitarën në ankand për të mbledhur të ardhura për Southern Poverty Law Center.

Një shoqatë anonime barazoi çmimin e paguar nga Brian Halligan – 1.6 milionë dollarë-, duke e çuar në 3.2 milionë dollarë në total donacionin e destinuar për Southern Poverty Law Center.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: