Rreth 600 mijë njerëz kanë zbritur në shesh, të shtunën në 20 janar, në Los Angeles për edicionin e dytë të Woman’s March në mbështetje të fushatës ‘Time’s Up’ (koha skadoi), kushtuar personave që kanë pësuar abuzime seksuale në punë.

Të shumtë kanë qenë yjet që kanë folur dhe diskutuar në turmën ‘rozë’, nga Scarlett Johansson, tek Eva Longoria si dhe Natalie Portman, që ka treguar eksperiencën e saj të parë traumatike të ‘terrorizmit seksual’ kur ishte 13 vjeç.

Mes diveve prezente ishte edhe Adele, që ka postuar një foto në Instagram.

E para “Women’s March” është bërë pas hyrjes së Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara, ku u përfshinë më shumë se 600 qytete në të gjithë botën, me një pjesëmarrje prej 4 milion njerëzish, që kishin marshuar në emër të të drejtave të femrave dhe të minorancave, kundër administratës së re presidenciale.

Këtë vit kanë marrë pjesë më shumë se 5 milion njerëz, duke nisur nga Roma në Paris, Londër, New York etj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: