Me qindra maturantë treguan interes për Panairin “Work and study” zhvilluar ne Durrës ku universitetet publike dhe private të vendit i njohën ata me programet e studimit dhe kurrikulat mësimore. Universiteti “Luarasi” tërhoqi vëmendjen e shume të rinjve durrsakë.

Fakulteti i shkencave mjekësore me 3 degë si stomatologji, farmaci dhe infermieri është risia e këtij viti nga universiteti Luarasi ndikuar nga kërkesat e shumta që maturantët kanë.

“Është një nga universitetet e para të hapura në Shqipëri dhe që ofron disa fakultete. E reja është që ka shtuar fakultetin e shkencave mjekësore”, tha Anisa Paluka nga Universiteti “Luarasi”.

“Drejtësia mban emrin Luarasi”, ky nuk është një slogan, por tashme e provuar nga një histori suksesi prej gati 2 dekadash e universitetit lider në vend.

“Universiteti Luarasi është ndër më të mirët që ofron fakultetin e drejtësisë, stafi pedagogjik është ndër më të kualifikuarit. I ftoj maturantët të ndjekin studimet për të pasur të ardhme të ndritur”, tha Paluka.
Drejtësia dhe degët e mjekësisë mbeten preferencat e maturantëve të cilët e shohin universitetin Luarasi si opsionin më të mire për një të ardhme të sigurt.

Edicioni i 14 i panairit të vetëm kombëtar “Work and Study” tashmë është shndërruar në një institucion që këshillon maturantët për karrierën. Kushdo që regjistrohet gjatë ditëve të panairit, që do të udhëtojë në të gjithë Shqipërinë përfiton ulje nga Universitetet për tarifat e studimeve.

“Luarasi mbetet një prej universiteteve më serioze e më të besueshme nga të rinjtë dhe lider në lëshimin e diplomave që kanë besueshmëri të lartë publike. Numri i studentëve në universitetin ‘Luarasi’ është rritur me 280% gjatë viteve të fundit, tregues ky i një stafi pedagogjik të kualifikuar”, tha organizatorja Ornela Gaçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb