‘Dita Botërore e Fjalëkalimit’ festohet në mbarë botën nesër, më 5 maj, një ditë e krijuar nga Intel në 2013, me synimin për të kontribuar në ndërgjegjësimin për sigurinë dixhitale.

Një çështje shumë aktuale duke marrë parasysh të gjitha sulmet e hakerëve ndaj të cilëve janë të ekspozuar kompanitë dhe përdoruesit, siç tregojnë lajmet e përditshme.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se 23 milionë njerëz në mbarë botën kanë përdorur fjalëkalimin “123456”.

Ndërsa sipas një sondazhi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar nga kompania Uswitch, një në katër përdorues ende e shkruajnë passwordin e tyre në një fletë letre. Anketa tregon gjithashtu se 30% e njerëzve përdorin vitin e tyre të lindjes dhe 39% përdorin emrin e një kafshe si pjesë e fjalëkalimit të tyre. Janë këto të gjitha informacionet që hakerët përdorin në radhë të parë për të hyrë në profilet personale të përdoruesve.

Kompania e sigurisë Check Point Software Technologies përpara Ditës Botërore të Fjalëkalimit përshkruan pesë rregullat që duhen ndjekur për të krijuar një fjalëkalim të sigurt. Përdorni një kombinim karakteresh dhe një fjalëkalim të ndryshëm për shumë shërbime. Sa më i gjatë të jetë passwordi juaj, aq më i sigurt është. Përpiquni të ndryshoni fjalëkalimin rregullisht, thonë ekspertët e sigurisë kibernetike.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb