World Press Photo e fiton këtë vit imazhi i një cifti gay. Festivali i 58 ndërkombëtar ka fitues fotografin Mads Nissen që konkuroi mes 5 692 fotografëve ndërsa fotoja e tij mposhti 97,912 imazhe nga 131 vende të botës.

Fotoja fituese e Mads Nissen’s tregon Jon dhe Alex, një cift gay gjatë një momenti intimiteti në St Petersburg, Rusi. Jeta e lesbikeve, gay-ve, biseksualëve e transeve (LGBT) është bërë tepër e vështirë në Rusi.

Cmimi i dytë, në kategorinë e jetës
vellezerit2

e fiton Åsa Sjöström, Suedi, një moment nga instituti i UNICEF në Moldova.
Vëllezërit binjakë Igor dhe Arthur duke ngrënë një cokollatë në këtë institut janë një histori mes qindrave që përjetohen aty. Në këtë moment janë duke festuar ditëlindjen e tyre të 9. Kur ishin 2 vjec, nëna e tyre duke udhëtuar në Moskë për punë vdiq në një ndërrrmarje. Pa baba dhe pa nënë, ata janë pjesë e mijëra fëmijëve që rriten me vështirësi në Moldova, ku emigrimi është bërë mëse i zakonshëm. Në këtë shtet, shumica e popullsisë janë pleq dhe fëmijë.

Cmimi i dytë për kategorinë, kontemporane
kinezi

Ronghui Chen, Kinë, City Express

Wei, është një 19-vjecar i ri kinez, punonjës në një fabrikë ku prodhohen dekorimet për festat e fundvitit. Ai ndërron 6 maska në ditë dhe një kapelë për tu ruajtur nga pigmentet, kryesisht ngjyra e kuqe, pluhuri i së cilës i mbulon punëtorët për disa orë në ditë.

Cmimi i dytë në kategorinë, Natyra
elefanti
Lewa Downs, Kenia e veriut
Një grup luftëtarësh kanë kapur një rinoceront. Në konfliktet e mëdha në Afrikë ato që po e pësojnë janë dhe kafshët. Rraca të rralla kafshësh dhe shpendësh janë drejt zhdukjes.

Cmimi i parë në kategorinë, Histori
ebola

Pete Muller, SHBA, çmimi i parë për National Geographic dhe The Washington Post

Freetown, Sierra Leone

Grupi mjekësor për Ebolan në qendrën Hasting janë duke mbajtur për krahësh një burrë të infektuar nga kjo sëmundje që vijon të marrë jetë njerëzish në Nigeri dhe shtete të tjera. Për të mos rënë në duart e mjekëve ai u arratis nga puna dhe kapërceu murin që shihni në foto dhe u fsheh në këtë kompleks, por aty pësoi gradën e fundit të sëmundjes. Burri vdiq pak pasi u shkrep kjo foto.

Cmimi i dytë i fotove me tema të përgjithshme
klandestinet

Massimo Sestini, Itali
7 Qershor, në bregun e Libisë u shpëtuan 100 burra, gra e fëmijë që tentonin të zbarkonin në bregun e Sicilisë dhe Maltës. Deri tani në këto gomone janë shpëtuar 170,081 persona, por qindra të tjerë janë mbytur. Tragjedia e fundit ishte para pak ditësh ku humbin jetën mbi 330 persona.

Cmimi i parë në kategorinë, Sport
messi

Bao Tailiang, Kinë

Jemi në Rio de Janeiro, Brazil. Futbollisti argjentinas përballë trofeut të Kupës së Botës në finalen e stadiumit në Makarena. Më pas ndeshja u humb, dhe Gjermania fitoi 1 me 0 pas golit të Mario Götze në minutat e fundit.

Cmimi i parë në kategorinë, Singles
turqi

Bulent Kilic, Turkey, Agjensia  France-Presse

12 Mars, 2014, Stamboll
Një vajzë e re në duart e policisë pas përleshjeve që protestuesit patën me këta të fundit pas funeralit të Berkin Elvan, një djalosh 15-vjecar që u vra me plumba gjatë protestave kundra qeverisë.

Cmimi i parë në kategorinë, Natyrë
Yongzhi Chu, Kinë

Suzhou, Anhui Province, Kinë
majmuni

Një majmun cirku dhe trajneri i tij. Suzhou njihet si shtëpia e cirkut pasi ka rreth 300 qendra cirku në mbarë zonën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb