Kanë kaluar 26 vjet nga dalja e “Dracula” e Francis Ford Coppola.

Gjatë një interviste, Winona Ryder ka zbuluar që është e bindur që gjatë xhirimeve të filmit, ajo dhe ish bashkë-protagonisti Keanu Reeves janë martuar vërtetë.

Artistja ka kujtuar që për të filmuar skenën e martesës mes Mina Murray dhe Jonathan Harker, regjisori mori një prift të vërtetë, i cili drejtoi ceremoninë.

Winona Ryder dhe Keanu Reeves janë impenjuar në këto ditë me promocionin e filmit të ri “Destination Wedding”, një komedi romantike ku do të interpretojnë dy të ftuar në një martesë.

Dhe për sa i takon martesës artistja ka kujtuar: ’Ju betohem në Zot që ne jemi martuar në jetën reale. Në atë skenë Francis përdori një prift të vërtetë. Kemi xhiruar sekuencën duke e bërë të gjithë ceremoninë, gje që më bën të mendoj se jemi martuar vërtetë”.

Si të mos mjaftonte ajo ka shtuar: ”Ka qenë në ditën e San Valentinit!”
Ndërsa aktori ka shtuar: ’Oh zoti im është e vërtetë! Jemi të martuar!”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb