Në katër përballjet ndërmjet tyre, Shqipëria dhe Izraeli kanë nga dy fitore për kokë. Në asnjë nga katër sfidat dy ekipet nuk kanë shënuar në të njëjtën ndeshje, nuk njohin as gol/gol e as barazim. Në total Shqipëria ka shënuar katër gola ndërsa Izraeli pesë. Këtë të premte në “Air Albania”, ekipi i Edy Reja-s shihet favorit nga kompanitë e basteve.

Bastet
Bastet

Një fitore e mundshme e kuqezinjve kuotohet me koeficientin 2,25, një koeficient që vjen në trend rënie. Një barazim i mundshëm ndërmjet dy ekipeve kuotohet me koeficientin 3,10 ndërsa një fitore e mundshme e Izraelit vlerësohet me koeficientin 3,30.

Grupi
Grupi

Me Islandën pushim dhe në krye me dy pikë, Shqipëria kërkon fitoren përballë Izraelit për të marrë të vetëm kreun e Grupin B në Ligën 2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb