Ronald Araujo është një hap larg rinovimit të kontratës me Barcelonën deri në vitin 2026. Mbrojtësi uruguajan i lindur në vitin 1999, përmes ndërmjetësve të tij, të martën arriti një marrëveshje me klubin katalanas për të zgjatur bashkëpunimi.  (Kontrata skadon në qershor)

Agjenti i tij, Edmundo Kabchi, konfirmon gjithçka. “Shpresojmë që në ditët e ardhshme apo edhe në orët e ardhshme të arrijmë një marrëveshje. Gjërat po ecin mirë. Ka edhe disa detaje që mund të zgjidhen shpejt.

Mbrojtësi 23 vjeçar është në planet e Xavit dhe një gjë të tillë ua ka kominkuar vetë tekniku drejtuesve të klubit. Araujo ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 4 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: