I kënaqur për pikët, por jo për lojën, trajneri i Barcelonës, Xavi u shfaq para mediave pas triumfit minimal 1-0 ndaj Getafes.

“Nuk kemi luajtur mirë, kjo është e qartë. Kemi qenë disi të ngurtë në lojë, nuk ka pasur rrjedhshmëri. Ajo që dua të vlerësoj është se pas golit kemi ditur të mbrohemi mirë dhe nuk kemi pësuar. Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe, por nuk do të thosha as të dobët.

Por në fund mbetet një fitore shumë e rëndësishme. Thënë kjo, ne duhet të përmirësohemi, ka shumë gjëra që duhen bërë më mirë. Besoj se është e pranueshme që skuadra të ndiejë pak ngarkesën e madhe. Mos harroni kemi udhëtuar gjatë në Superkupë dhe kemi bërë një sforco të madhe. Ndaj edhe pse nuk kemi bërë ndeshjen tonë më të mirë duhet t’i kënaqemi tri pikëve” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: