Barcelona hoqi dorë nga Erling Haaland, një investim gjigand, të cilin nuk mund ta përballojnë dot në aspektin financiarë. Në këto kushte, drejtuesit e klubit blaugrana, edhe me bekimin e trajnerit Xavi, kanë shtuar së fundmi përpjekjet për ti rrëmbyer Bayern Munich, Robert Lewandowski.

“Sport” shkruan se palët janë shumë pranë gjetjes së një akordi. Polaku ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në “Camp Nou”, mbetet vetëm që Barcelona të gjej akordin me Bayern. Lewndowskit i përfundon kontrata në 2023, në këto kushte janë të detyruar të pranojnë skonto për kartonin e tij, për të mos rrezikuar që pas një viti ta humbasin falas.

Leva
Leva

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, Barcelona është e gatshme të investojë për Levën 50-60 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb