Memphis Depay ishte një lojtar i kërkuar me insistim nga Koeman, sulmuesi holandez ndihej i vlerësuar në “Camp Nou” deri në momentin kur erdhi Xavi. Trajneri i ri i Barcelonës nuk beson tek Depay, nuk e sheh si një alternative cilësore, për këtë arsye lëvizën shumë edhe në merkato duke afruar lojtarë si Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Jo vetëm kaq, Barcelona gjithashtu është vënë në lëvizje edhe për një tjetër goditje të madhe, teksa në verë do të tentojnë Erliong Haaland, në këto kushte sipas Sport: Depay është i vetëdijshëm se për të nuk ka më hapësira, për këtë arsye në fund të sezonit mund të largohet. Depay është një emër që pëlqehet shumë nga disa klube të ndryshme në Serie A.

E përditshmja Sport, zbuloi edhe një tjetër prapaskenë interesante në lidhje me merkaton e Barcelonës. Prej muajsh, agjenti i Frenck Kessie i ka ofruar klubit blaugrana shërbimet e mesfushorit të Milan, por sipas Sport, ky transferim është refuzuar në mënyrë të prerë nga Xavi, pasi Kessie është një profil lojtari që nuk i shërben filozofisë së tij. Pavarësisht se bëhet fjalë për një lojtarë që do të vinte falas, Xavi ka vendosur veton duke detyruar drejtuesit e Barcelonës të tërhiqen nga çdo lloj negociate.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb