Barcelona do të sfidojë të enjten Manchester United në Europa League. Në prag të këtij takimi në Camp Nou, ka folur për mediat, trajneri i katalanasve, Xavi.

“Çdo fitore është e rëndësishme, por në Europë ka akoma më shumë rëndësi. Ne vijmë pas një periudhe ku nuk kemi patur suksese dhe objektivi ynë është që të bëjmë paraqitje sa më të mira.

Manchester United është një kundërshtar që do na imponojë një ndeshje intensive. Do të jetë një ndeshje e ngarkuar në aspektin fizik. Presion? Për ne nuk ka aspak presion më tepër se në ndeshjet e tjera, pasi ne jemi Barça. Çdo ndeshje është një sfidë më vete, pavarësisht kush është kundërshtari. Po punojmë shumë që të shkojmë sa më lart në çdo kompeticion. Në çdo ndeshje do kemi angazhim maksimal, si ndaj United edhe ndaj Cadiz që luajmë në fundjavë” – Tha  ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb