Grupi MPSS & GENI-AX, ndërkombëtar i shërbimeve të mbështetjes taktike, strategjike dhe logjistike të enteve Governative dhe private në mbarë botën, tashmë operative në 36 vende, hap për herë të parë në Shqipëri degën e saj në Fllakë të Durrësit.

Të enjten 15 nëntor inaugurohet në Shqipëri divizioni XDW, lindur 12 vjet më parë, pika e diamantit për Grupin MPSS & GENI-AX, që po punon dhe investon në sektorë të ndryshem, ndër të cilat: energji të rinovueshme, mallra, teknologji e avancuar, teknologji BlockChain, logjistikë, Inteligjencë Artificiale, asistenca fiskale dhe ligjore.

Inaugurimi u drejtua nga Saverio Ciampi dhe Manrico Erriu, drejtorët ekzekutive të grupit MPSS& GENI-AX, nga Jozefina Gjoni, administratore e deleguar e grupit dhe Stefano Perron Cabus, menaxher i divizionit kimik për prodhimin e produkteve kimike të avancuar për lyerjen tekstile dhe prodhimin e detergjentëve industrialë, të spitaleve, hoteleve dhe aktivitete të tjera edhe me nano teknologji.

XDW lindi para 12 vjetëve, pasi inglobohet në grupin MPSS&GENI-AX, hap dyert në territorin shqiptar. Saverio Ciampi duke folur për një projekt shumë ambicioz, ka afermuar se objekti i këtij operacioni është të krijojë 1500 vende pune në 5 vitet e ardhshme.

Drejtorët theksojnë që kanë përfshirë shumë ndërmarrje italiane që duan të investojnë në Shqipëri në të gjithë sektorët e mësipërm, duke përfshirë infrastrukturat, komunikimin, formimin profesional, duke përdorur fuqinë punëtore te Shqipërisë.

Drejtoret e grupit kanë theksuar se kanë zgjedhur Shqipërinë për një numër të madh faktorësh midis të cilëve janë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, popullsia lokale miqësore, e disponueshme dhe e orientuar drejt zhvillimit dhe rritjes së vendit.

Si rrjedhojë e këtyre karakteristikave janë duke u përqendruar shumë kompani italiane që duan të investojnë në tregun shqiptar, duke përfshirë infrastrukturën, komunikimet, formimin profesional, duke përdorur fuqine punëtore të Shqiperise.

Ekipi i grupit dhe konsulentëve me një kualifikim të lartë, ndër të cilët përgjegjësit e sektorit të jashtëm për Italinë Doktoresha Roberta Mennucci, për Spanjën Doktor Claudio Cucchi dhe Doktor Miguel Angel Regalado, ofron një gamë të gjerë shërbimesh me çelësa në dorë, të personalizuar mbi nevojat e investitorëve, konsulence RPA për çertifikim, konsulence financiare, fiskale dhe ligjore, plane industriale, ndihmë praktike për pjesëmarrjen ne tendera qeveritare, praktika doganore, shërbime informatike, qira per hapësira magazinë.

Dhe si përfundim gjejmë edhe aktivitetet filantropike nëpërmjet një grupi të Fondacioneve Humanitare, të cilat shpesh krijojnë projekte në territorin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb