Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka falënderuar sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo pas mesazhit të tij për emërimin në detyrën e re.
Xhaçka shpreh gatishmërinë për të punuar ngushtë për konsolidimin e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA.

“Faleminderit, sekretar Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë nënkuptojnë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për “mbështetjen e SHBA.-së për Shqipërinë”, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest për ta bërë partneritetin tonë më të fortë! Unë pres me padurim që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej! Z. Sekretar, më lejoni t’ju uroj një Vit të Ri dhe një ditëlindje të gëzuar”, shkruan si përgjigje në urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit ministrja Olta Xhaçka.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur emërimin e znj. Olta Xhaçka në detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme. Pompeo theksoi në mesazhin e tij Xhaçka ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si ministre e Mbrojtjes, ndërsa mirëpret bashkëpunimin e mëtejshëm në detyrën e re.

Xhacka Tw
Xhacka Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: