Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri iu është bashkuar reagimeve në lidhje me akuzat e opozitës se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përdorur në fushatë elektorale helikopterin e FA-ve.

Sipas Strazimirit, kur ministrat kapen në flagrancë, thonë se; nuk është ashtu siç duket’. Demokrati shton se “me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë.”.

REAGIMI I STRAZIMIRIT
Më në fund, Olta Xhaçka u detyrua të pranojë publikisht se e ka përdorur si taksi helikopterin e FA, për të shkuar në Dibër të premten e kaluar.
Por si gjithmonë kur kapen në flagrancë, thonë “nuk është ashtu siç duket”…
“Inspektimi i ujërave të zeza”, nuk ka qenë KURRË “detyrë funksionale e Ministrit të Mbrojtjes”,
*as në Shqipëri,
*as në vendet NATO,
*madje as në Afrikë!
Helikopterin-taksi të Forcës Ajrore, ndryshe nga ç’thotë zëvendës-xhaçku, e siç e shkruan vetë xhaçka, po e përdorin për
* “Shqipëria që duam”
dhe
* “Mati që duam”,
dhe as njëra e as tjetra nuk hyjnë në “detyrat funksionale të Ministrit të Mbrojtjes”, por janë slogane elektorale të “Rilindjes”!
Me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë…
Por jo!
Këta thjesht nuk duan t’ia dinë nëse jetoni a vdisni… njësoj si në 1980…

Screenshot 1
Screenshot 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb