Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, me anë të një lajmërimi në “Facebook” ka dhënë datat, kur maturantët mund të regjistrohen për studimet bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Xhacka shprehet se nga data 7 deri 11 gusht bëhet dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA, më datë 13 deri 14 gusht bëhet kontrolli fizik, e me datë 18 deri 119 gusht jepet intervista.

Njoftimi i ministres Olta Xhacka:

Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura:

? 7 deri 11 gusht

Dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA (Adresa: ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë) 08:00-16:30

?13 deri 14 gusht

Kontrolli shëndetësor dhe testi fizik

?18 -19 gusht

Kryerja e intervistës

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb