“Gjatë këtyre 3 vjetëve, ne ia kemi dalë të modernizojmë Forcat e Armatosura për ta kthyer atë në një forcë profesionistë dhe më pranë qytetarëve”.

Kështu u shpreh ministrja e Mbrojtja Olta Xhaçka në ceremoninë e 55 -vjetorit të Batalionit të Mbështetjes së Forcave të Armatosura, ku merrnin pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe ushtarakë që ndër vite kanë drejtuar Batalionin e Mbështetjes.

Në këtë përvjetor që përkon dhe me 3-vjetorin e marrjes së detyrës si ministre e Mbrojtjes, Xhaçka theksoi se është ndërtuar një raport i ri me qytetarët duke ju gjendur atyre pranë në momentet e tyre më të vështira.

Ministrja theksoi se krahas rritjes së kapaciteteve në pajisje dhe infrastrukturë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe investimit tek burimet njerëzore, si një nga asetet më të vyera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas saj, rillogaritja e vështirësisë së punës, rikthimi i kompensimit për ushqimin, certifikimi i Akademisë së Forcave të Armatosura si një institucion i arsimit të lartë po i japin FA dinjitetin e duhur.

“Në këto vite janë rritur më shumë kapacitetet materiale ushtarake të FA, që nga instalimi i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore, pajisja me helikopterë Blackhaëk apo certifikimi nga NATO i batalionit komando dhe grupbatalionit të dytë të këmbësorisë  si dhe kompletimi me pajisje të standardizuara individuale të ushtarit për Forcën Tokësore”, tha ministrja e Mbrojtjes, teksa nënvizoi se sot aleatët e shohin Shqipërinë, jo thjesht si një shtyllë stabiliteti në rajon, por edhe si një eksportues sigurie kudo ku Aleanca përballet me sfida.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb