SHBA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvillon për herë të dytë brenda një viti një vizitë zyrtare në Pentagon të SHBA-ve.

Në vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është takuar edhe me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan me të cilin pritet që të bisedojë rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore.
Kjo marrëveshje me Departamentin e Mbrojtjes parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk, duke përfshirë mirëmbajtjen tyre dhe trajnimin e personelit që do t’i përdorë ata.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet modernizimi i mëtejshëm i Forcës sonë Ajrore dhe rritja e kapaciteteve të saj. Ndërkaq, një vit më parë, ministrja e Mbrojtjes u prit nga sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb