“Përfaqësimi gjithnjë e më i lartë i grave në sektorin e mbrojtjes përbën një vlerë të shtuar, në axhendën e të drejtave të grave e vajzave në shoqërinë shqiptare në tërësi”.

Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në takimin e posaçëm të OSBE, kryesimin e së cilës aktualisht e ka Shqipëria.

“2020-ta shënon 20-vjetorin e rezolutës 1325 të OKB-së “Gratë, paqja dhe siguria”. Edhe më shumë vullnet politik duhet për zbatimin e plotë të rezolutës, ndërsa shifrat tona të përfaqësimit të grave e vajzave në fushën e mbrojtjes flasin më së miri për investimin e duhur për të drejtat e grave e vajzave në vendin tonë”, – theksoi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka u shpreh se “18.6% e punonjësve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura janë gra e vajza. 14% e efektivëve të Forcave të Armatosura janë gra e vajza. 33% e rekrutimeve për kandidatë për oficerë të rinj në fund të vitit 2019 janë gra e vajza. 10% e pozicioneve drejtuese në radhët e ushtarakëve dhe 22% në radhët e civilëve mbahen nga zonja”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb