Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dërguar një mesazh urimi për Hotin dhe Kosovën lidhur me marrëveshjen për normalizimin ekonomik Kosovë- Serbi, e nënshkruar në SHBA.

Xhaçka shkruan se të shumtë ishin ata që nuk besonin, por marrëveshja erdhi jo si mrekulli por prej vizionit.

Më tej ajo kërkon që të ketë bashkim të shqiptarëve pas kësaj marrëveshje, që puna e nisur të çohet deri në fund, me të gjitha gjasat në Bruksel, aty ku do të diskutohet për një marrëveshje politike, ku Kosova kërkon patjetër njohje reciproke.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Të shumtë ishin ata që se besonin të mundur! Të shumtë ishin dhe ata që marrëveshjen se donin, e bënë gjithçka për ta bërë të pamundur! Por ja që kjo ditë erdhi! Erdhi jo si një mrekulli por si rezultat i vizionit, besimit dhe guximit të atyre që kuptojnë, se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit! Faleminderit miqve tanë amerikanë! Përgëzime kryeministrit Hoti e urime gjithë shqiptarëve të Kosovës!
Sot u hodh një hap i madh dhe sot të gjithë duhet të bashkohemi për ta çuar punën e nisur deri në fund!



(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb