Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar takim me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar .

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Xhaçka falënderon për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit.

Njëherësh ajo theksoi se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për agjendën e rajonit.

Takimi i ministres Xhaçka me Escobar erdhi pak orë pas kthimit të kryediplomates shqiptare nga SHBA, ku mori pjesë në takimet që kryeministri Rama pati në Detroit dhe New York, fokusuar kryesisht në mikpritjen që Shqipëria i bëri 2 400 shtetasve afganë, thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit si dhe zgjerimin e investimeve amerikane në Shqipëri.

“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”, është shprehur me tej ajo.

Xhacka1

 

Xhacka

Fglluajvqayfr3w

Fgllt Nucaqi8g4

Fgllt Nvebmbw I

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb