Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Xhaçka zotohet se mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE.

Gjithashtu ajo shton se bashkë me OSBE do të punojnë për të çuar para integrimin europian të Shqipërisë, konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Me ambasadorin e OSBE, Del Monaco ndamë pikëpamjet mbi Kryesinë e suksesshme të Shqipërisë në OSBE 2020.

Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në dhe të punojmë së bashku për të konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit në rajonin tonë dhe për të çuar përpara integrimin e # BE-së për #Shqipërinë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb