Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë, Frabrizio Bucci.

Xhaçka shprehet se Italia mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë.

Ajo shton se shpreh mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin.

  • foto galeri

Postimi i ministres së Jashtme Olta Xhaçka:

Takim i shkëlqyer me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. ?? mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë.

Mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin. Bashkëpunim i shkëlqyer në fushat me interes të përbashkët mes dy vendeve ???? dhe për masat  ndaj COVID – 19.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb