Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar këtë të hënë me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e KE, Oliver Varhelyi.

Xhaçka thotë se u dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Ndërkohë që shton se dështimi për të mbajtur konferencën e Parë në qershor, do të ndikojë negativisht besueshmërinë e BE-së në situatën e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë ?? se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: