Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka ka uruar në mënyrë të veçantë Joe Biden i cili do jetë Presidenti i 46-të i SHBA.

Xhaçka thotë se mes Shqipërisë dhe SHBA ka miqësi të tillë që nuk njeh kah, madje gëzon mbështetjen e gjithë spektrit politik.

Ajo shprehet e bindur se nën lidershipin e Joe Biden kjo marrëdhënie veç do të forcohet.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Urime Joe Biden dhe Kamala Harris! Mes vendeve e popujve tanë ka një miqësi e partneritet që nuk njeh kah, por gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik. Jam e sigurt që nën lidershipin e Joe Biden, kjo marrëdhënie veç do të forcohet e konsolidohet më tej.????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb