Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, uron të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Xhaçka thekson se ky është muaji i sakrificës dhe të triumfit në emër të idealeve të larta njerëzore.

“Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve muslimanë shqiptarë brenda e jashtë vendit! Urimet më të sinqerta për muajin e sakrificës dhe të triumfit në emër të idealeve të larta njerëzore. Zoti ua pranoftë! 🙏”, shkruan Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb