Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një video-konferencë me ambasadorët e vendeve të BE për të folur për negociatat dhe uljen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021.

Xhaçka thotë se ky vit është vendimtar për të ardhmen europiane të Shqipërisë teksa nuk fsheh optimizmin se kësaj radhe BE do i qëndrojë fjalës.

Ajo thotë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, dhe tashmë pritet një kompromis për caktimin e datës për t’u ulur në Konferencë gjatë vitit 2021.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj Amasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë??. Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021. ??


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb