TIRANE- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj teksa ka folur në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Policisë së Gjermanisë, Diter Romann, tha se shumë shpejt do të jetë në strukturat e policisë shqiptare një këshilltar nga Gjermani.

Sipas tij, dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë në fushat me interes të gjerë, që nga krijimi i sigurisë, por edhe ndihmën në logjistikë dhe burime njerëzore.

Ndër të tjera,  Xhafaj theksoi se Gjeramania do të dihmojë Shqipërinë dhe policinë e saj me pajisje të reja logjistike, të cilat do të krijojnë një eficencë më të madhe sidomos në pikat kufitare.

Gjithashtu, ministri theksoi faktin se Gjermani është një aleat i rëndësishme dhe partner kryesor në fushën e sigurisë.

Ai njoftoi se bashkëpunimet mes vendeve do të shtrihen në disa sektorë, të cilët përfshijë nga lufta kundër terrorizmit, evazionit dhe uljen e azil kërkuesve.

“Marrëdhëniet tona në fushën  e bashkëpunimit ndërmjet vvendeve në nivelet nacional dhe operancional kanë hyrë në dimension tjetër. Ne do ta ruajmë këtë ritëm dhe do të vijojmë më tej. Bashkëpunimi në fushën kundër kriminalitetit. Asistenca që pala gjermane ka dhënë dhe vijon të japë për policinë e shtetit. Shumë shpejt do të vendoset një këshilltar gjerman për sektorin e policisë. Jam vërtetë i surprizuar  me përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesës sime, duke sjellë këtu një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Roman. Projekti ambicioz për kufirin, i cili do të sjellë vlera të reja. Realizimi i tij do të jetë sipas standardeve europiane. Falënderoj Gjermaninë për dhënien e 20 mjeteve për policinë kufitare, pritet të vijnë edhe pajisje shtesë për policinë kufitare nga Gjermania. Në përfundim duam të them një gjë. Ne nuk jemi Gjermania, por duhet punë. Ne jemi të vendosur të punojmë fortë duke reflektuar këto standarde në punën tonë. Duke e konsideruar  Gjermaninë një partner strategjik në fushën e sigurisë, ne do të thellojmë bashkëpunimin në këtë fushë”, tha Xhafaj.

Ndërsa në fjalë e tij, Presidenti i Gjermanisë, theksoi faktin  se ka rënë numri i shqiptarëve, të cilët kërkojnë azil në Gjermani dhe për këtë falënderoi ministrin e brendshëm, Fatmir Xhafajn.

“Unë dua t’u falënderoj për fjalët miqësore që keni treguar, që nga strukturat e policisë, por edhe nga bashkëpunimi mes vendeve. Dy vendet tona lidhen nga miqësia, por edhe çështje që lidhen me sigurinë. Për ta thënë me specifikisht, në luftën kundër korrupsionit, terrorizmit dhe evazionit.  Ne kemi interesa, që përputhen në masën e plotë, por këto do t’i ndjekin për t’i përvetësuar ato. Shqipëria ka patur progres në uljen e azilantëve, për këtë dhe njëherë faleminderit zoti ministër”, tha Diter Romann

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb