TIRANE- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha per kriminalitetin në vend.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Xhafaj tha se puna e qeverisë është pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet janë të vërteta. Po ashtu ai ka nxjerrë edhe disa shifra që flasin për nivelin e kriminalitetit, duke i krahasuar me periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Basha.

“Basha, tha sot:“Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite
Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, tha Xhafaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb