Për Kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klodilda Bushka periudha prej 2 vitesh e zgjatjes së organeve të vettingut është e mjaftueshme pas ngadalësimit që ky proces pati për shkak të pandemisë. E ftuar në emisionin “Frontline” Bushka tha se shpreson që në këtë propozim të bjerë dakord edhe opozita.

“Analiza në atë kohë është bërë mirë. Asnjë ligj nuk është perfekt. Në atë kohë askush nuk e mendoi që pandemia do të ngadalësonte punën e organeve të vettingut. Nis që kemi propozuar për vettingun ka arsyet për vonesat dhe i kemi të detajuara në një relacion. Nuk është një datë kot sepse në bazë të një analize në bazë të numrit të çështjeve kemi menduar të shohim disa indikatorë dhe kemi arritur në konkluzionin se një periudhë 2-vjecare është mjaftueshme. Shqyrtimi i nismës tonë përfshin edhe ekspertë. Në buxhetin e shtetit do të planifikohet fondi përkatës. Uroj që të biem dakort për të miratuar këtë ndryshim kushtetues. Ky nuk është ndryshim për PS-në. Shumë kolegë të opozitës janë dakord me propozimin tonë. Vettingu është një proces që vetëkontrollohet. Procesi ka pasur sfidat e veta, por nuk mund të them që çfarë artikulohet nga opozita qëndron. Kush ka aludime apo rezerva të njëanshmërisë janë të mundur t’i adresojnë me ankesa atje ku duhet”- tha ajo.

Lidhur me pakënaqësitë që ish-ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj shprehu për procesin e vettingut, Buashka tha se ai ka pasur pritshmëritë e tij për këtë proces pasi një herë e një kohë ka qenë në krye të tij.

“Xhafaj ka pasur pritshmëritë e veta sepse e ka drejtuar procesin e vettingut, Xhafaj ka të drejtë të ketë rezervat e veta. Ky proces është në interes të drejtësisë dhe shqiptarëve.Ne na duhet të dialogojmë me njeri-tjetrin. Ne na bën mirë një dialog me njeri-tjetrin dhe një ftohtësi në gjykimin e çështjeve që diskutojmë”- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb