Bënë shumë bujë përfshirja jashtë listës fituesve të Partisë Socialiste, emra si Mimi Kodheli, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, emra këto, të cilësuar dhe si senatorë të PS.

Erjon Veliaj, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës dhe hartuesi i kësaj liste, tha se lënia jashtë listës fituese e këtyre emrave, tregoi se PS në këto zgjedhje po vjen me një skuadër dhe strategji të re.

Veliaj u shpreh i bindur se 5 ose 6 emra të pozicionuar në listën jo fituese do të thyejnë herësin, e pjesë e tyre sipas tij, janë dhe tre senatorët e sipërpërmendur.

“Ne ndryshuam skuadër dhe strategji, thamë që Reforma në Drejtësi është diamanti i kurorës, edhe rindërtimi dhe vaksinimi do të mbahen mend gjatë. Ndryshuam skuadër edhe strategji. Kur prodhon të njëjtën gjë, merr po të njëjtin rezultat. Strategjia është e thjeshtë, Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, është një brand. Kjo tregon që në çdo rrethanë mbijetojnë.

Flasim për tre personalitete që kanë një logo, emër, që është dhe përtej logos së PS. Si njerëz me personalitet dhe i kanë dhënë vulën këtyre reformave. Kemi një sistem të fortë. Ne me partitë kemi garë proporcionale, ndërsa brenda vetes kemi mazhoritare. 5 a 6 veta do e thyejnë herësin, vë bast, këtu përfshij edhe senatorët.

Në sulm kimia ta që po mbajnë peshën e betejave, ministren e Shëndetësisë, ministrin e Rindërtimit, në mesfushë disa ministra, ndërsa në mbrojtje emrat e dalë nga platofrma “Deputei që duam”. Kemi dy botëkuptime të ndryshme”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb