Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj foli sot në Komisionin e Ligjeve për drejtësinë e re dhe institucionet e saj.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur në Komisionin e Ligjeve për drejtësinë e re. Ai tha se ka disa institucione të drejtësisë së re që nuk kanë arritur pritshmëritë e publikut për llogaridhënie e transparencë, duke përmendur edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Mendoj që është një seancë dëgjimore shumë e rëndësishme kjo e sotmja për shkak se këtu janë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Do mjaftonte kaq për ta bërë peshë të rëndë këtë diskutim. Reforma ka hyrë në një proces delikat të zbatimit të saj. Nga zbatimi i saj varen shumë gjëra në këtë vend.

Drejtësi e re do të thotë kushtetutë dhe ligje të reja. Përgjegjshmëri, llogaridhënie, transparencë që i kanë munguar sistemin. Të gjithë shpresojnë që drejtësia e re ta bëjë këtë gjë. Disa prej këtyre institucioneve kryesisht KLP nuk e ka arritur. Nuk ndihem mirë që e artikuloj sot këtë gjë. Por dua të jem i drejtë. Nuk kam më arsye ta mbaj koston përpara publikut. Nuk ka pse ta mbajë shoqëria këtë gjë. Do e mbani ju”, tha ai.

Xhafaj deklaroi se anëtarët e këtij këshilli janë anëtarë me kohë të plotë dhe paguhen si asnjëherë më
parë në këto 30 vite.

“Këshilli është institucion kyç. Janë anëtarë me kohë të plotë. Paguheni si asnjëherë në këto 30 vite. 3 mijë çështje në një vit. Të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve, Ne thjesht bëjmë shpërndarjen. Ata kanë të drejtën të na kërkojnë llogari. Duhet t’ju kërkojnë ju llogari përmes nesh. Balla që është këtu nuk është anëtar i thjesht.

Ka qenë zv/kryetar i këshillit. Është përgjegjësi. Nuk është privilegj. Prokurorët sot ju thatë që janë më të pavarur se kurrë. Kushtetuta dhe ligji janë garantët e tyre. A veprojnë prokurorët sit ë pavarur? A e ndihmojmë ne këtë proces? A bëheni ne barrikadë për ta influencuar”, u shpreh Xhafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: