TIRANE– Komisioni Parlamentar i Sigurisë është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar buxhetin e Ministrisë së Brendshme për vitin 2018. Në fjalën e tij para deputetëve, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se buxheti i këtij viti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017, pra është parashikuar 21.1 miliardë lekë. Ai tha se investimet do të fokusohen për policinë rritje e buxhetit me 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxhet.

Ministri i Brendshëm sqaroi se për të arritur objektivat e parashikuara në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar ka marrë mbështetje financiare edhe nga agjensitë partnere ndërkombëtare. Këto shifra, Xhafaj tha se do t’i bëjë publike së shpejti.

“Për 2018-ën ka një rritje me 8.4 % krahasuar me 2017-ën. Buxheti është jo çështje numrash, por çështje prioritetesh. Investimet kryesore do të fokusohen te rritja e sigurisë publike, asistencë teknike dhe investime logjistike, ndërsa 47% e buxhetit do të shkojë në luftën kundër krimit të organizuar. Buxheti do të shkojë edhe për luftën ndaj drogës, pajisjet sekrete. Kemi po ashtu edhe buxhet shtesë nga ndërkombëtarët, shumë shpejt do ta bëjmë publike këtë mbështetje nga agjensitë partnere nga SHBA, të cilët kanë kontribuar me fonde shtesë”, deklaroi ai.

Por nuk ka munguar reagimi i deputetit demorakt Ervin Salianji i cili tha shtroi pyetjen nëse kjo rritje e buxhetit erdhi si rezultat i “shërbimeve që ka bërë shteti në funksion të drogës”.

Pjerin Ndreu:
Përgëzoj rezultatet e ministrisë në drejtimin e e Xhafajt me operacione pikante në luftën kundër drogës dhe krimit. Na jep shpresë për seriozitet në rritje në luftën kundër krimit.

Fatmir Xhafaj: 63 mln lekë do të përdoren për blerje. 80% e këtij fondi për pajisje përgjimi. 20% për zyra

Ervin Salianji: A ju rrit buxheti ngaqë gjendja është shumë e rëndë, krim, kanabis, drogë dhe shteti në funksion të drogës? A ka rritje pagash për policët? Vetëm Saimir Tahiri fitonte 5 mln euro në muaj. SHCBA nuk ka cuar përpara ligjit asnjë drejtues të lartë në burg si i implikuar në trafikun e droges.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb