Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri u shpreh sot në mbledhjen e grupit parlamentar se PD-ja nuk duhet t’a vazhdojë procesin e zgjedhjes së Presidentit me një emër në raundin e tretë.

Ai tha se PD-ja gjatë kësaj kohe tregoi se nuk është as si Rama as si Berisha.

“Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne sduhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajtur qëndrim. Pra morëm pjesë në proces. Ne si grup kemi rënë dakord që bojkoti është gabim. Bëmë një mbledhje shumë të mirë grupi parlamentar ku propozuam 8 emra, prodhuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli bllof, doli lakuriq. Dhe pavarësisht shkuam deri ketu. Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë. Dhe po ju tregojmë që sjemi as si Rama. Deshmuam qe sjemi si Saliu”, u shpreh Xhaferraj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb