Pak javë më parë trajneri i Arsenalit e kishte mbrojtur kapitenin e tij pas fushatës së tifozëve në shkallët e stadiumit, por tani jo më. Emeri ka folur për kaosin e krijuar nga Xhaka, kapiteni i “topçinjve”, që dje në sfidën kundër Kristal Palasit, u është kthyer tifozëve duke i sharë ata që po e vërshëllenin teksa po dilte nga fusha e lojës.

“Ka gabuar dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Por tani duhet të qëndrojmë të qetë, të flasim me të dhe të vlerësojmë nga brenda shtëpisë atë reagim të gabuar. Në do të jetë sërish kapiten? Nuk e di, nuk ëstë momente që të flasim për këtë. Më parë dua të përballjem me lojtarin dhe me klubin. E sigurt është se ai nuk ka bërë gjënë e duhur në këtë situatë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb