Granit Xhaka ka zbuluar arsyen pse refuzoi ofertën e Interit. Mesfushori kosovar i Borusias së Munshengladbahut, Granit Xhaka, mund të kishte kaluar në Serinë A dhe të luante në një ekip me Xherdan Shaqirin. Gjithsesi, në ndryshim nga Xherdani, Graniti refuzoi ofertën që zikaltrit e Interit dërguan për të.

“Unë shpresoj se do ta rinovoj kontratën me Borusia Munshengladbahun pasi jam i lumtur këtu”, u shpreh Xhaka për “Kicker.de”. “Interi? Ka pasur disa oferta, por nuk pashë asnjë arsye pse duhet të largohesha nga Munshegladbahu. Ndoshta pas disa sezonesh, Borusia ime do të jetë një top-klub”, shtoi më tej numri 10 i përfaqësueses së Zvicrës. Granit Xhaka u transferua te Borusia e Munshengladbahut nga skuadra e Bazelit.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: