Borussia Monchengladbach frikësohet se do t’i humbasë lojtarët kryesor shkaku i klubeve të Ligës Premier. E përditshmja gjermane, Bild raporton se Arsenal janë favoritë për mesfushorin Granit Xhaka, i cili do të mund të transferohet në skuadrën londineze për shumën prej 45 milionë euro.

Madje, për mesfushorin shqiptar kanë shprehur interesim shumë skuadra të tjera evropiane mesin e tyre edhe Liverpool, raporton Telegrafi.

Mesfushori Havard Nordtveit po kërkohet me këmbëngulje nga West Ham United, ndërsa Chelsea synon të sjell në Londër, Andreas Christensen. Synimi kryesor i Tottenham Hotspurs është sulmues i ri Mo Dahoud.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: