Granit Xhaka ka qenë emri më i përfolur në ndeshjen Zvicër – Serbi, edhe pse nuk shënoi fare.

Ylli kosovar ishte i jashtëzakonshëm në fushë, ndërsa arriti edhe të merret me serbët në momentin që ata provokonin.

Pas ndeshjes Xhaka festoi me fanellën e mesfushorit Ardon Jashari dhe e kishte kthyer përmbys.

Në momentin që shihet mbiemri Jashari, të gjithë mendojnë për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe Xhaka sigurisht që e ka veshur për këtë arsyeje atë fanellë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por duke mos dashur të marrë ndonjë dënim, ai është prononcuar duke treguar arsyen pse festoi me fanellën e Jasharit.

“Jo, pa formim politik. Ardon Jashari erdhi në një ekip si lojtari më i ri, unë isha në të njëjtën situatë si ai, ai meriton respekt. Shihemi çdo ditë, kalojmë shumë kohë së bashku”.

“Unë gjithmonë vesh një bluzë me emrin e tij pas ndeshjes. Kështu bëra tani”, tha Xhaka.

Gjithsesi Xhaka mori çmimin si lojtari i ndeshjes dhe Zvicra në 1/8 e finales takohet me Portugalinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb