Arsenali fitoi ndaj West Hamit me rezultat 3-0 në Ligën Premier. Në këtë takim edhe pse nuk shënoi apo asistoi në mesin e më të mirëve ishte Granit Xhaka.

Shqiptari gjuajti një herë drejtë portës, 120 pasime (89% saktësi), 133 prekje të topit, dy driblime të kompletuara, katër ndërhyrje në top dhe dy driblime në ajër të fituara, shkruan tg.

Por, 24-vjeçari vazhdon të komentohet për driblimin që bëri ndaj Mark Noble, duke ia futur mjeshtërisht topin në mes këmbëve dhe menjëherë me një pasim të gjatë dhe të saktë drejt një bashkëlojtari të tij, gjë që tifozëve ia kujtoi ditët e arta të Andrea Pirlos.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: