Granit Xhaka ishte protagonist në fitoren e Zvicrës 0-5 pak ditë më parë ndaj Bjellorusisë, duke shënuar një gol.

Në një intervistë për mediat, lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë të vendosë që të marrë pjesë në këtë takim, pasi luhej në Novi Sad të Serbisë.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë.”, ka thënë Xhaka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: