Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për EcoCare e cila ofron shërbime shëndetësore për të luftuar covid-19. EcoCare ka krijuar qëndrat e para të testimit, në aeroporte dhe në hyrje të kufijve. Ndërsa ka si synim për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë.

“Prej 1 viti jemi me zhvillime të reja të kompanisë. Ecolog ka nisur zhvillimin e një biznesi të ri në fushën e shërbimeve, duke u rritur dita-ditës. EcoCare është markë e re e kompanisë Ecolog ku ofron shërbime në fushën e shëndetësisë. Ndërsa Ecolog njihet në fushën e logjistikës dhe IT, prandaj në mars të vitit të kaluar kur filloi përhapja e pandemisë, një grup ekspertësh nga kompania Ecolog në Gjermani bëmë një strategji se si mund të bëjmë shërbime për testimet e para dhe arritëm në maj që të fillojmë testimet e para të 17 qendrave në Luksenburg. Dhe kështu filloi kerkesa edhe në vende të ndryshme të Gjermanisë dhe të Europës. Dhe nga ekip ekspertësh prej 3 veta tani është zgjeruar ekipi dhe numëron të punësuar mbi 5 mijë. Kemi filluar në 2020 në qendrat e testimit në Luksemburg, pastaj në pjesën jugore të Gjermanisë, në Republikën Federale Bavari ku kemi krijuar qëndrat e para të testimit, në aeroporte dhe në hyrje të kufijve nga Austria dhe Çekia”.

“Në dhjetor të vitit 2020 kur është bërë kërkesa për hapjen e qendrave të vaksinimit, kompania jonë ka qenë e para që ka ofruar këtë shërbim. Kemi krijuar laboratorin tonë dhe kështu arrijmë të jemi të suksesshëm dhe të japim rezultate të shpejta sidomos në aeroporte. Bëjmë testime të shpejta që merren për 15 minuta, PCR dhe qytetarit i vjen rezultati brenda 24 orëve ose edhe më shpejt. Testimi i shpejtë është mjaft i përhapur në Gjermani dhe kërkesat kanë qënë të mëdha. Në qendrat tona ofrohet ky shërbim dhe kërkesat për vaksinim janë të mëdha. Të interesuarit regjistrohen në qendrat ku banojnë dhe ne kemi listë ditore që monitorohet se kush vjen në qendër”.

“Qeveria gjermane dhe Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që testimi të jetë i lirë për çdo qytetar që ka nevojë. Në aeroporte kemi rritur numrin e qendrave të testimit. Ndërkohë kemi 8 qendra vaksinimi dhe 30 ekipe në terren që kryejnë vaksinimin nga ora 07-20. Qendrat e provës do të ngrihen në parqet e makinave të klientëve në degët Lidl dhe Kaufland. Kjo krijon një rrjet unik mbarëkombëtar të qendrave të provave për teste falas për të gjithë qytetarët. Kemi mbi 200 qendra të tilla dhe do rriten në javët e ardhshme. Kemi krijuar laboratorin tonë dhe kështu arrijmë të jemi të suksesshëm dhe të japim rezultate të shpejta sidomos në aeroporte. Bëjmë testime të shpejta që merren për 15 minuta, PCR dhe qytetarit i vjen rezultati brenda 24 orëve ose edhe më shpejt. Testimi i shpejtë është mjaft i përhapur në Gjermani dhe kërkesat kanë qënë të mëdha. Në qendrat tona ofrohet ky shërbim dhe kërkesat për vaksinim janë të mëdha. Të interesuarit regjistrohen në qendrat ku banojnë dhe ne kemi listë ditore që monitorohet se kush vjen në qendër. Qeveria gjermane dhe Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që testimi të jetë i lirë për çdo qytetar që ka nevojë. Në aeroporte kemi rritur numrin e qendrave të testimit. Ndërkohë kemi 8 qendra vaksinimi dhe 30 ekipe në terren që kryejnë vaksinimin nga ora 07:00-20:00. Do ngrihet qendrat e provës për testimet e shpejta në hapësira publike. Kemi mbi 200 qendra të tilla dhe do rriten në javët e ardhshme. Çdo vaksinim është në shërbim të qytetarëve. Jemi krenarë për këtë ekip dhe punë voluminoze që udhëhiqet nga një kompani shqiptare me pronar Lazim Destanin dhe djemtë e tij. Merita më e madhe i takon atij i cili ka ide dhe vizion në zhvillimin e biznesit, por edhe ekipit profesional që janë në shërbim të qendrës së vaksinimit. Ne jemi në kontakt me institucionet për të siguruar vaksina për vendet tona dhe i falenderojmë në emër të kompanisë stafin mjekësor i cili po bën punë profesionale dhe të palodhur gjatë gjithë kësaj kohe”-deklaroi Skënder Xhakaliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb