XHAKARTA-Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter u lokalizua në detin Moluka, në lindje të Indonezisë, por nuk ka ende asnjë alarm për cunami as informacion mbi viktima apo dëme materiale, njoftuan autoritetet.

“Tërmeti u regjistrua në orën 15:40 (7:40 GMT) në një thellësi prej 52 metrash, mes ishullit Halmahera, që ndodhet në arqipelagun e Molukas, dhe ishullit Sulawesi”, theksoi instituti amerikan i gjeologjisë.

Indonezia ndodhet në “unazën e zjarrtë të Paqësorit”, një zinxhir vullkanesh që rrethojnë oqeanin Paqësor dhe përkojnë me limietet e pllakave tektonike dhe zonave sizmike.

Një tërmet i paprecedentë ra në rajon në vitin 2004 duke shkaktuar një cunami dhe vdekjen e 170 mijë personave në provincën indoneziane Aceh, dhe me mijëra të tjerë përreth oqeanit Indian.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: