Pasi ministrja e Jashtme xhamajkane Kamina J. Smith mohoi faktin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës, vjen një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Përmes një postimi në “Facebook” Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

POSTIMI I PLOTË:
Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: