Xhamajkani Usain Bolt ka fituar garen e 100 metrave në çmimin e Madh në Kingston, Xhamajkë, me kohën 9 sekonda e 88/100e (era:+ 1,0 m/s), duke realizuar kështu performancën më të mirë botërore të vitit.

Ylli botëror i atletikës doli para tre patriotëve të tij, Nickel Ashmeade e Yohan Blake (9.94 secili) dhe Asafa Powell (9.98).

Performancën më të mirë të vitit e ka patur francezi Jimmy Vicaut, me kohën 9 sek e 86/100 realizuar në mitingun ndërkombëtar të Montreuil (Francë) në 7 qershor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: